Kuriozitete
Telefonia 5g do të arrijë 1 miliardë abonues më 2022
Prodhuesi suedez i pajisjeve të telekomunikacionit Ericsson deklaroi sot se parashikon që numri i përdoruesve në botë të telefonisë së lëvizshme 5G do të kapërcejë shifrën 1 miliard në vitin 2022, falë përhapjes më të madhe në Kinë dhe Amerikën e Veriut.
Ekonomia globale më e dobët dhe paqartësitë e shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia kanë ulur vlerësimet për vitin 2022 me rreth 100 milionë, shkruan kompania në raportin dyvjeçar Mobility Report.
Ericsson, e cila konkurron me kompaninë kineze Huawei dhe atë finlandeze Nokia është një nga prodhuesit kryesorë të pajisjeve mobile, përfshirë 5G.
Ndërkohë që abonimet 5G u rritën me 70 milionë në tremujorin e parë, duke arritur në rreth 620 milionë, numri i përdoruesve 4G u rrit me 70 milionë, duke arritur në rreth 4.9 miliardë.
Rrjeti 5G, ose gjenerata e pestë, ofron shpejtësi më të lartë krahasuar me rrjetin e mëparshëm dhe premton të lidhë pajisjet në një mënyrë që të mundësojë veçori futuriste si drejtimi autonom.
Vlerësohet se abonimet 5G do të arrijnë 4.4 miliardë në vitin 2027.
Sipas raportit, rritja e përdoruesve 4G duhet të arrijë kulmin këtë vit – numri do të zvogëlohet me migrimin e abonentëve te rrjeti 5G. Më parë, Ericsson pati parashikuar që abonimet 4G do të arrinin pikun vitin e kaluar.
Me numrin e abonentëve 5G që do të arrijnë 1 miliard këtë vit, rekordi do të arrihej 2 vite para krahasuar me rrjetin 4G, i cili arriti 1 miliard përdorues, 10 vite pas fillimit të përdorimit.
Përdorimi i 5G është nxitur nga operatorët e telekomunikacionit duke ulur çmimet e 5G dhe celularëve deri në 120 dollarë” – deklaroi në një intervistë, Peter Jonsson, drejtues ekzekutiv i raportit.
“Kina arriti rreth 270 milionë përdorues në vitin 2021, krahasuar me Amerikën e Veriut, ku numri i përdoruesve arriti 65 milionë”.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













