Kosova
Kosova shënoi 23-vjetorin e hyrjes së trupave të KFOR-it
Më 12 qershor 1999 trupat e para të misionit të NATO-s, KFOR, u futën në territorin e Kosovës, duke i dhënë kështu fund një lufte gati dyvjeçare.
Një varg aktivitetesh u zhvilluan në Kosovë, përfshirë homazhe te varrezat e dëshmoreve si dhe ceremoni të tjera, në të cilën morën pjesë zyrtarët e shtetit të Kosovës.
Në Bllacë, pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se futja e trupave të NATO-s në Kosovë i kishte dhënë fund vrasjes dhe dëbimit të shqiptarëve.
Honored to celebrate Peace Day today at the North Macedonia/Kosovo border, alongside Kosovo officials & diplomatic community members. 23 years ago here, many Kosovans returned home. #NATO brought stability & prosperity for #Kosovo and the region. @NATO_KFOR pic.twitter.com/cXLfSu0wgX
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 12, 2022
Ajo tha se Kosova ka ndërtuar miqësi me SHBA-në dhe shtetet anëtare të NATO-s, të cilat kontribuuan në çlirimin dhe bërjen shtet të Kosovës.
“Kosova ka bërë hapa përmbajtjesorë drejt të ardhmes euro-atlantike, duke qenë një shtet i dominuar nga rinia, përpjekja jonë e vazhdueshme është që Kosovën ta shndërrojmë në vend ku ata e krijojnë dhe kanë perspektiven e tyre, këtë po e bëjmë çdo ditë, potenciali i rinisë kosovare është i jashtëzakonshëm, andaj atyre duhet t’u jepet dhe t’u krijohet mundësia”, theksoi presidentja Osmani.
Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e Kosovës po punon në adresimin e së kaluarës dhe krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë.
Në ceremoni ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili pas ceremonisë që u zhvillua në Bllacë të Hanit të Elezit shkroi në Twitter se trupat e KFOR-it sollën paqen në Kosovë.
“I nderuar që festova sot Ditën e Paqes në kufirin e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, përkrah zyrtarëve të Kosovës dhe anëtarëve të komunitetit diplomatik. 23 vjet më parë këtu, shumë kosovarë u kthyen në shtëpi. NATO solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin”, shkroi Hovenier në Twitter.
23 vjet më parë, më 12 qershor 1999, forcat e NATO-s hynë në Kosovë. Paraprakisht nisur bombardimet e NATO-s kundër që zgjatën 78 ditë.
Pas sulmeve ajrore bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe trupat serbe u tërhoqën nga Kosova.
E-Diaspora
-
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj Iniciativa bën thirrje për forcimin e barazisë për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha... -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











