Kosova
Kosovë: Nga viti i ardhshëm qeset e plastikës paguhen
Për arsye të parandalimit të ndotjes se mjedisit, ndërsa gradualisht do të largohen nga përdorimi.
Qytetarët e Republikës së Kosovës nga janari i vitit 2023, priten të paguajnë për qeset plastike, për arsye të parandalimit të ndotjes se mjedisit, ndërsa gradualisht do të largohen nga përdorimi.
Kështu ka thënë zëvendësministrja në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha, derisa është ndalur edhe te problemet me të cilat po ballafaqohen bizneset sa i përket vonesave për lëshimin e lejeve mjedisore.
Ajo ka deklaruar se përmes studimit të bërë nga ekspertë të jashtëm, kanë rezultuar në tri opsione për reduktimin apo ndalimin e qeseve plastike.
“Me ndihmën e GIZ-it kemi angazhuar ekspertë të jashtëm të cilët kanë bërë një studim, para disa ditësh e kemi pranuar studimin ku ekspertët e kanë vlerësuar bazuar në standardet në Kosovë, kanë vlerësuar gjithashtu komponentët sociale, ekonomike dhe ekologjike, ku kanë ardhur më një përfundim që kanë prezantuar tri opsione se si mund të shkohet deri te reduktimi apo deri te ndalimi i ndotjes nga plastika njëpërdorimshme, në këtë rast qeset.
Propozimi i parë ka qenë që në mënyrë vullnetare, qytetari mos me i marrë qeset në makete, opsioni i dytë ka qenë të vendoset një taksë, e cila do ta bënte qesen me pagesë, ndërsa opsioni i tretë ka qenë që të largohet fare prej përdorimit”, theksojë Çavdarbasha/Kosovapress
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











