Lajme
Grekët raportuan shifra të larta për shoferë me “sjellje të pacivilizuar”
Në këtë fillim sezoni veror, një studim i porositur nga operatori rrugor francez Vinci Autoroutes ka bërë disa zbulime interesante.
Duhet thënë se këtë radhë shqiptarët ia hodhën paq!
Kjo sepse studimi i pagëzuar ‘Barometri Europian i Shoferëve të Përgjegjshëm’ përfshiu vetëm 11 shtete të BE-së.
12,4000 evropianët e intervistuar gjatë muajit maj të këtij viti, u pyetën rreth perceptimit të tyre mbi shoferët vendas në raport me fqinjët e tyre të tjerë në BE.
Rezultatet ishin goxha interesante.
Përgjatë të gjithë kontinentin, plot 79% e të anketuarve kishin një perceptim negativ për sa i përket performancës në timon të bashkëqytetarëve të tyre.
Nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse, Greqia ishte ajo që spikati më së shumti.
Plot 91% e shoferëve grekë i gjykonin negativisht shoferët e shteteve të tjera.
Por në të njëjtën kohë, grekët ishin ata që raportuan shifrat më të larta të ‘sjelljes së pacivilizuar’ edhe nga bashkëqytetarët e tyre.
Kjo sjelle përfshinte të sharat, të bërtiturat, rëniet e burisë, afrimin e tepërt dhe parakalimin e parregullt, përdorimin e celularit apo edhe daljet nga mjeti për t’u ballafaquar me shoferët e tjerë.
Grekët morën rezultatet më të larta për sa i përket shoferëve ‘gjaknxehtë’ – duke u përputhur hera herës deri në detaj me fqinjët e tyre në veri.
Spanjollët dhe britanikët duket si ishin shoferët më pak gjykues ndaj shteteve të tjera, ndërsa gjermanët ishin ata që ndanin pikëpamjen më pozitive për bashkëqytetarët e tyre.
Spanjollët ishin më ‘të përgjegjshmit’ për sa i përket përdorimit të telefonit gjatë udhëtimit me makinë.
Sakaq, për sa i përket shoferëve më të zhurmshëm dhe atyre më të stresuar, Belgjika zuri vendin e parë.
Vetëm 47% e shoferëve belgë pranuan se ndiheshin të qetë dhe të relaksuar kur ngisnin makinën – përqindja më e ulët nga të gjithë shtetet e tjera.
Krahasuar me Holandën – plot 2 në 3 shoferë ndiheshin të relaksuar në timon.
Sidoqoftë, holandezët u renditën të parët për sa i përket ngatërrimit të korsisë së biçikletave, ku 2 në 5 shoferë pranuan se kishin parkuar gabimisht në një korsi biçikletash./Euronews
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













