Kuriozitete
Miratohet karrikuesi i njëjtë për të gjithë telefonat
Apple duhet të ndryshojë portën hyrëse të rikarikimit të iPhone-ve të shitur në Europë brenda vitit 2024, pasi vendet dhe ligjvënësit e BE-së miratuan, për herë të parë në nivel botëror, portën unike të rikarikimit për celularët, tablet-ët dhe fotokamerat.
Ndërhyrja politike, e cila sipas Komisionit Europian do të thjeshtojë jetën e konsumatorëve dhe do t’u kursejë atyre para, vjen pasi kompanitë nuk ia dolën mbanë të gjenin një zgjidhje të përbashkët.
Sipas një studimi të Komisionit Europian në vitin 2019, gjysma e rikarikuesve të shitur me telefonat celularë në vitin 2018 kishin një USB micro-B connector, 29% kishte një USB-C connector dhe 21%, në Lightning connector
Për më shumë se një dekadë, Brukseli ka ushtruar presion për krijimin e një rikarikuesi universal për celularët, si pasojë e ankesave të përdoruesve të iPhone dhe Android, që janë të detyruar të përdorin rikarikues të ndryshëm për pajisjet.
iPhone rikarikohen me një kabllo Lightning, ndërsa pajisjet që mbështeten në sistemin operativ Android përdorin kabllo USB-C.
“Brenda vjeshtës së vitit 2024, USB Type-C do të bëhet portë rikarikimi e përbashkët për gjithë telefonat celularë, tablet-ët dhe fotokamerat në Bashkimin Europian”, tha Parlamenti Europian në një deklaratë
“Kjo do t’u mundësojë teknologjive të reja, si rikarikimi wireless, të zhvillohen dhe të maturohen, duke mos e lënë inovacionin të bëhet burim i fragmentimit të tregut dhe shqetësimit të konsumatorëve”, deklaroi PE.
Apple, e cila ka paralajmëruar se propozimi do të shkatërronte inovacionin dhe do të krijonte një mal me mbetje elektronike, nuk iu përgjigj menjëherë një deklarate për koment.
“Rregulli për rikarikuesin universal USB-C, vlen për të gjithë dhe nuk është kundër askujt. Ne nuk detyrojmë askënd të hyjë në tregun e brendshëm, por ka disa rregulla që zbatohen për të gjithë” – u shpreh Komisioneri Europian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth mundësisë që Apple të mos e respektojë direktivën europiane.
“Do të nisim t’i zbatojmë rregullat në 24 muaj.
Dy vjet janë më se të mjaftueshme për kompanitë e teknologjisë, por ne i nxisim ato të përshtaten më shpejt”, shtoi Breton.
“Ne jemi krenarë që janë përfshirë edhe laptop-ët, e-reader, kufjet, tastierat, mouse për kompjuter dhe pajisjet portative”, deklaroi ligjvënësi Alex Agius Saliba, i cili udhëhoqi debatin në Parlament.
Falë marrëveshjes do të kursehen më shumë se 250 milionë euro të shpenzuara nga konsumatorët në rikarikues të padobishëm, që krijojnë mes 13 – 14 mijë tonë mbetje elektronike”, shpjegoi Saliba. Kompjuterët duhet të jenë në përputhje me legjislacionin brenda 40 muajve nga hyrja në fuqi. Në të ardhmen, ekzekutivi i BE-së do të ketë fuqinë të harmonizojë sistemet e rikarikimit wireless.
Fakti që marrëveshja përfshin edhe e-reader, kufje dhe teknologji të tjera, do të ketë ndikim edhe te Samsung, Huawei dhe prodhues të tjerë pajisjesh elektronike./Reuters
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas











