Kosova
Kriza ekonomike në Kosovë, si u ndikua nga lufta në Ukrainë
Instituti GAP ka publikuar raportin “Ndikimi i luftës në Ukrainë në ekonominë e Kosovës”.
Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve bazë. Rusia dhe Ukraina janë ndër eksportuesit më të mëdhenj në botë të disa produkteve kryesore bazike, sikurse gruri, misri, gazi, nafta, vaji dhe fertilizuesit, ku së bashku kanë nga 10 deri në 40% pjesëmarrje në eksportin botëror të këtyre produkteve.
Evropa, veçanërisht, del të jetë e varur nga Rusia në furnizimin me gaz në shkallën prej 44% të importit vjetor; qymyr 54%; dhe naftë 26%.
Ngjashëm, rezervat e grurit në botë janë të pamfjatueshme që ta zëvendësojnë furnizimin nga Rusia për shkak të rendimentit të ulët në periudhën 2021-2022, në vende sikurse Kanada dhe SHBA-ja, por edhe për shkak të tendencës së shteteve, si Argjentina, që të kufizojnë sasinë e grurit të eksportuar, pasi që synojnë të mbrohen nga inflacioni i brendshëm.
Të gjitha këto japin indikacion për rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve bazë përgjatë tërë vitit 2022, me pritshmëri që të mbesin të njëjta edhe në periudhën afatmesme.
Kosova është neto importuese e energjisë elektrike, naftës, grurit, misrit, vajit dhe zhvillimet në tregjet ndërkombëtare pasqyrohen drejtpërdrejt në ekonominë e vendit tonë. Edhe pse Kosova ka një pavarësi energjetike në një shkallë të lartë, vitin e kaluar kishte një rritje të theksuar të importit dhe kërkesës për energji, ku gjithsej kostoja e këtij importi ishte rreth 155 milionë euro. Për më shumë, të dhënat nga Dogana e Kosovës tregojnë se kërkesa për naftë në Kosovë nuk ka ndryshuar dy vijetët e fundit, edhe pse kishte rritje të ndjeshme të çmimit.
Pra, pavarësisht rritjes së madhe të çmimit të naftës në Kosovë, kërkesa mbetet shumë e lartë. Po ashtu, ekonomia e vendit tonë ndikohet edhe nga rritja e çmimeve të importit të produkteve ushqimore dhe lëndës së parë.
Lidhur me situatën aktuale, Instituti GAP rekomandon që politikat e qeverisë duhet të jenë të atilla që nuk e stimulojnë kërkesën për këto produkte.
Në këtë pikë, reduktimi i normave tatimore në të ardhurat personale për të gjithë qytetarët dhe mbështetja e nismave sikurse ajo për tërheqjen e 30% të kursimeve nga Trusti pensional, mund të prodhojnë kundërfekte në ekonomi. Është e rëndësishme që qeveria me të hyrat e arkëtuara përtej planifikimit, si rezultat i çmimeve të larta, të mbështesë edhe më shumë grupet më të pambrojtura të shoqërisë, që rrezikojnë të bien në varfëri, sikurse qytetarët që janë pjesë e Skemës së Ndihmës Sociale, ata që mund të humbin vendet e punës, etj.
Subvencionimi në fushën e bujqësisë në Kosovë dhe ulja e normës së akcizës për naftë për bujqit gjatë vitit 2022, dalin të jenë masa adekuate në mbulimin e rrezikut që bujqit të mos rrisin prodhimim e këtyre kulturave këtë vit, dhe një mbështetje e tillë duhet të bëhet në vazhdimësi deri në normalizimin e çmimeve. Institucionet duhet të konsiderojnë zgjedhjen e strategjive mbrojtëse për energji elektrike këtë vit, marrë parasysh indikacionet për çmime të larta të importit të energjisë elektrike edhe në periudhën.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri










