Kosova
Zyrtarja e BE-së nis peticion për liberalizim vizash për Kosovën
Bëhet e ditur se një këshilltare lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka nisur një peticion për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilën e ka përkrahur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, përcjell albinfo.ch.
Peticioni i nisur në change.org, i nënshkruar deri tani nga 33 persona, ka qëllim që t’i bindë shtete skeptike të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës sa më parë.
“Përkundër se Kosova ka dëshmuar përmbushjen e të gjitha kushteve, liberalizimi i vizave vazhdon të kundërshtohet nga dy anëtare të BE-së – Franca dhe Holanda. Liberalizimi i vizave për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit, si dhe për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë është realizuar qe disa vjet. Koha është që edhe qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë që të hyjnë në BE pa nevojë për të aplikuar për viza. Ndërkohë, hyrja pa viza është e mundur për të gjithë qytetarët e BE-së në Kosovë. Ky trajtim i pabarabartë duhet të marrë fund. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Prandaj, bëjmë thirrje për një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovë në samitin e radhës të BE-së, në qershor 2022”, thuhet në arsyetimin e iniciativës.
Next important steps at the 🇪🇺 European Council on 23/24 June:
1) Ukraine 🇺🇦 Moldova 🇲🇩 Georgien 🇬🇪 and Bosnia Herzegovina get candidate status
2) Start of accession negotiations with Albania 🇦🇱 and North Macedonia 🇲🇰‼️ Sign the petition 🖊️https://t.co/X7K4REfZhA
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) May 16, 2022
Ndërkohë, ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Lunacek, e ka quajtur të rëndësishme nismën e Schneerberger.
“Një iniciativë e rëndësishme, ju lutem, nënshkruajeni dhe shpërndajeni: Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të përjashtuar nga mundësia për të vizutar miqtë dhe familjet në BE”, ka shkruar Lunacek.
Ndryshe, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, gjatë një interviste të dhënë sot u shpreh optimist se kosovarëve do t’u hiqen vizat këtë vit. Rohde tha se do të jetë ambasadori i fundit gjerman në Kosovë që do të pyetet për liberalizimin e vizave.
Eine wichtige Initiative, an important initiative, pls. sign and share: citizens of Kosovo 🇽🇰 must no longer be excluded from visiting friends and family in the EU 🇪🇺!!! https://t.co/WXXKi1qjHK
— Ulrike Lunacek (@UlrikeLunacek) May 27, 2022
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













