Kosova
Përplasje për Kosovën në Bundestagun gjerman
Për Kosovën është folur edhe në Bundestagun gjerman e madje ka pasur edhe përplasje mes deputetësh.
Deputeti i CDU-së, Paul Ziemiak, u është përgjigjur përfaqësuesve të krahut të djathtë ekstrem, të cilët intervenimin e NATO-s në Kosovë e kanë cilësuar si gabim të Gjermanisë.
Ziemiak ka thënë se Gjermania duhet të jetë falënderuese për ushtarët gjermanë që kanë shpëtuar jetën shqiptarëve të Kosovës.
“Para se te vij tek neni, të cilin e paraqiti AFD, duhet të kthehem edhe një herë tek një pikë, të cilën nuk dua ta lë pa përmendur. Dr Gisi, ju këtu keni folur për ndërhyrjen ushtarake të Bundesverit tonë jashtë shtetit. Ju keni thënë se ndërhyrja në Kosovë më 1999 ishte një gabim i yni. Tani dhe partia e juaj thotë që keni pasur të drejtë. Zonja e zotërinj, normalisht që nuk duhet të kacafytemi në këtë pikë, por ishte një gjenocid i pabesueshëm, ishte dhunë mbi popullin e Kosovës. Atëherë ‘SP’ dhe të ‘Gjelbrit’ kanë marrë nismën përmes të cilës e kemi mbështetur edhe ne, si CDU. Unë mendoj se duhet të jemi falënderues për ushtarët tanë, të cilët kanë shpëtuar aq shumë jetë të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999”, përfundoi deklaratën deputeti i Bundestagut gjerman, Paul Ziemiak.
Deputeti i Bundestagut gjerman ritheksoi se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte e drejtë. /rtk
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












