Lajme
Kapet në Gjermani shqiptari 25-vjeçar me 3 kilogramë kokainë
Pas demontimit të disa pjesëve të automjetit, efektivët e policisë gjetën një "strehë" kontrabande të instaluar në mënyrë profesionale
Në fillim të majit, hetuesit e policisë kufitare të Pfronten kanë kontrolluar një 25-vjeçar me nënshtetësi shqiptare në A7 pranë Füssen, rrugës për në Austri, shkruan allgaeuer-zeitung.de.
Për shkak se hetuesit konstatuan mospërputhje në deklarimet e tij gjatë kontrollit të realizuar, ata e morën burrin me makinën e tij në zyrën e tyre, në Pfronten.
Aty, pas demontimit të disa pjesëve të automjetit, efektivët e policisë gjetën një “strehë” kontrabande të instaluar në mënyrë profesionale, transmeton albinfo.ch. Aty ishin fshehur tre kilogramë kokainë. Kokaina ishte menduar, sipas policisë, për t’u shpërndarë në Evropën Jugore.
Me kërkesë të prokurorisë publike të Kempten-it, 25-vjeçari u soll para gjyqtarit hetues në Gjykatën e Landit, në Kempten.
Gjykatësi ka ndjekur kërkesën e prokurorisë, kështu që i riu shqiptar është dërguar në një burg bavarez.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













