Lajme
Suedia njofton zyrtarisht planet për anëtarësim në NATO
Qeveria e Suedisë mori vendimin zyrtar të hënën për të paraqitur kërkesën për anëtarësim në NATO, duke ndjekur hapat e fqinjit të saj Finlandës, në një lëvizje që do ta ndryshojë hartën gjeopolitike të Evropës veriore. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se Shtetet e Bashkuara mbështesin anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Udhëheqësit e këtyre vendeve thonë se lufta në Ukrainë i bëri ata të shqyrtojnë sigurinë e tyre.
Vendimi i Suedisë vjen pas më shumë se 200 vjet të një qëndrimi neutral ushtarak dhe pritet të shqetësojë presidentin rus Vladimir Putin.
“Qeveria ka vendosur të informojë NATO-n se Suedia dëshiron të bëhet anëtare e aleancës”, tha të hënën kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson.
Njoftimi erdhi pasi një debati në Parlamentin suedez, ku pati një mbështetje të madhe për anëtarësimin e vendit në NATO. Nga tetë partitë e Suedisë, vetëm dy parti më të vogla të majta e kundërshtuan qëndrimin e qeverisë.
Diplomatët e lartë të NATO-s u takuan të dielën në Berlin për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën dhe planet e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në aleancën më të madhe ushtarake në botë, e cila ka furnizuar Ukrainën me armë gjatë gjithë luftës.
“Në takimin me aleatët në Berlin morën pjesë edhe ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Finlandës. Të dy vendet janë partnerë të ngushtë dhe të vlefshëm të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, dhe Uashingtoni do të mbështesë fuqimisht anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, nëse ato zyrtarisht vendosin ta bëjnë këtë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Finlanda ndan një kufi 1,300 kilometra të gjatë me Rusinë. Të dielën, ajo njoftoi zyrtarisht synimin e saj për anëtarësim në NATO.
Presidenti rus Vladimir Putin thotë se anëtarësimi i Finlandës në NATO do të ishte veprim i gabuar. Presidenti i Finlandës foli me zotin Putin dhe tha se ishte i befasuar nga qetësia me të cilën ai e priti lajmin për planin e Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO.
“Situata tani ka ndryshuar. Ne do të fillojmë procesin e anëtarësimit në NATO. Putini, gjithashtu konfirmoi se ai mendon se ky është një gabim. Por tha se ‘Nuk po ju kërcënojmë’. Në përgjithësi, diskutimi ishte i qetë dhe i ftohtë”, tha presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö.
Parlamenti i Finlandës do të duhet të miratojë një kërkesë zyrtare për t’u anëtarësuar në NATO, por njoftimi i presidentit finlandez vjen pas një rekomandimi parlamentar këtë javë për ta bërë këtë. Megjithatë, anëtarësimi në NATO kërkon kohë dhe nuk është e qartë nëse Rusia do ta ndëshkonte paraprakisht këtë vend evropian.
Një pengesë që duhet kapërcyer është kundërshtimi i Turqisë ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë. Anëtarësimi në aleancë kërkon një votë unanime.
Kjo nuk e ndihmon Ukrainën, e cila po lufton me Rusinë që nga shkurti.
“Qëndrimi i tanishëm i Suedisë dhe Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO dhe përgjigja nga aleatët që kjo të shqyrtohet dhe përmbushet menjëherë është një shenjë e qartë se NATO ka mësuar nga gabimet e saj politike”, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës Olga Stefanishyna.
Parlamenti i Finlandës pritet të votojë për anëtarësimin në NATO ditët në vijim, një veprim që pritet të pasohet nga Suedia./VOA
E-Diaspora
-
Jetullah Haliti-Eti hap ekspozitë të arteve pamore në Sion Titulli i kësaj ekspozite tematike është "Kur flet arti, nderohet kombi dhe atdheu"...
-
VLEN shpall fitoren e quajtur ‘Ndryshimi’, falënderon diasporën
-
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij
-
Dr. Cristiana Lucchetti: Shqipja, gjuha më e rëndësishme e origjinës në Zvicër
-
Mërgimtarët hasin në probleme gjatë regjistrimit të popullsisë, ReKos 2024
Jeta në Austri
-
Austri
Vjenë: Kori Siparantum, mahnitës në 200-vjetorin e Simfonisë së Nëntë të Beethovenit Kori Siparantum shënoi një moment të pazakontë në historinë muzikore te ne, duke u ngjitur kështu...
-
80 vjedhje, 560 mijë euro dëm: Arrestohen katër shqiptarë në Austri
-
Austri: Ministri i Brendshëm kërkon dëbimin në Kosovë të kriminelëve nga vendet e treta
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri?
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri