Lajme
Scholz me mesazh të qartë për Putinin
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, të dakordësohet sa më shpejt mbi një armëpushim në Ukrainë, gjatë një telefonate prej 75 minutash ditën e premte. Sipas një zëdhënësi të qeverisë, kancelari kishte kundërshtuar deklaratat e Putinit se nazistët po udhëhiqnin Ukrainën.
Ndërsa Kremlini bëri të ditur se Putin kishte përsëritur qëndrimin se do t’i kundërvihej ideologjisë naziste në shtetin fqinj dhe se vendi duhet të demilitarizohej. Sipas informacioneve nga Moska, presidenti rus tha gjithashtu se Kievi do të bllokonte përpjekjet për paqen dhe do të përdorte metoda terroriste.
Teksa foli për telefonatën gjatë një tubimi elektoral, numri një i Berlinit pohoi se Rusia ende nuk e kuptonte që situata nuk mund të zgjidhej në këtë mënyrë, raporton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
“Rusia nuk po e kupton se gjërat nuk mund të zgjidhen duke marrë me forcë një pjesë nga Ukraina. Ne nuk do ta pranojmë një paqe të diktuar, dhe as ukrainasit”, deklaroi Scholz. Kancelari tha gjithashtu se Gjermania do të jetë në gjendje të heqë dorë nga nafta ruse brenda fundit të vitit.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









