Kosova
Zvicra, mikpritëse për ukrainasit, strehoi mbi 47 mijë refugjatë
43,000 prej tyre kanë marrë tashmë të ashtuquajturin statusin “S”
Shteti i Zvicrës është treguar shumë mikpritës ndaj refugjatëve ukrainas. Të shumta janë apartamentet që liroi, e po ashtu shumë familje private lëshuan shtëpitë e tyre falas për ta, njofton albinfo.ch.
Referuar statisitikave, që nga fillimi i luftës e deri më tani janë strehuar mbi 47 mijë refugjatë ukrainas.
Nga numri total i tyre, 43,000 prej tyre kanë marrë tashmë të ashtuquajturin statusin “S” për njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje.
Në përgjithësi, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët vlerëson se më shumë se 8 milionë njerëz do të largohen nga Ukraina deri në fund të vitit për shkak të luftës.
Ndërkohë që deri tani, mbi 5.8 milionë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre, ndërsa ka 7.7 milionë persona të zhvendosur brenda vendit. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













