Lajme
Kosovari vritet nga dhëndri i tij në Gjermani
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në mbrëmje mes dy kosovarëve në Gjermani, ku një person ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra.
Sipas raportit të policisë gjermane, mësohet se një 55-vjeçar e ka goditur me thikë kunatin e tij (vëllain e bashkëshortes) në Mainburg të Bavarisë së Ulët, transmeton albinfo.ch.
46-vjeçari, i cili jetonte në Landshut të Gjermanisë, ka tentuar të largohet, por ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, pavarësisht ofrimit të ndihmës së parë. 55-vjeçari u dërgua në mbajtje nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia.
Mediat gjermane, duke u bazuar në raporton e policisë, shkruajnë se mes të dy personave ka pasur një debat mbrëmjen e së shtunës si shkak i një mosmarrëveshje familjare që vazhdonte prej disa kohësh, përcjell albinfo.ch.
Gjatë debatit, 55-vjeçari, i cili sipas policisë ka nënshtetësi gjermane, mësohet se ka goditur kunatin e tij me thikë. Më pas ka lejuar që të arrestohet në vendin e krimit pa rezistuar fare.
Në anën tjetër, mediat në Kosovë pohojnë se viktima është B.N. nga fshati Kastriot i komunës së Skenderajit, ndërsa i dyshuari si dorases është A.J. nga fshati Klinë, i po të njëjtës komunë.
Gjithnjë sipas mediave në Kosovë, tashmë i ndjeri ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










