Kosova
Kosovë: U dyshua për punësime të paligjshme, KEK-u anulon konkursin
Korporata Energjetike e Kosovës njofton se është anuluar konkursi i para disa javëve, për të cilin ka pasur akuza se punësimet janë bërë në baza familjare e partiake.
Siç bëhet e ditur në njoftim, anulimi i procesit është bërë duke filluar nga selektimi, rezultatet e testit me shkrim dhe intervistat me gojë për të gjitha pozitat e shpallura sipas konkursit për plotësimin e 127 pozitave të lira, si dhe përsëritjen e këtyre fazave për të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs.
Po ashtu, KEK-ut përmes komunikatës për media bën të ditur se vendimi është marrë pasi ka përfunduar punën Komisioni i pavarur për vlerësimin e procesit të rekrutimit i përbërë nga eksperti i pavarur ligjor i angazhuar në projektin e Bashkimit Evropian për reforma në administratën publike, eksperti i pavarur i proceseve të rekrutimit dhe zyrtari ligjor i KEK-ut.
“Lidhur me këtë çështje, Korporata Energjetike e Kosovës menjëherë pas përfundimit të procedurave të rekrutimit sipas shpalljes publike për plotësimin e 150 pozitave të lira, ku kishin aplikuar mbi 5 (pesë) mijë kandidatë dhe ishin publikuar rezultatet përzgjedhjes për 127 pozita, kishte njoftuar opinionin se është duke përcjellë me shumë kujdes të gjitha pretendimet publike rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit, duke siguruar se për këtë çështje do të formohet komisioni i pavarur, i cili do t’i shqyrtojë me shumë kujdes të gjitha pretendimet”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se KEK-u kishte inkurajuar çdo kandidat që konsideron se i janë shkelur të drejtat e garantuara me dispozita ligjore, të parashtrojë ankesë brenda afatit ligjor, me ç’rast ka pranuar rreth 230 ankesa, të cilat janë trajtuar me shumë kujdes nga Komisioni i pavarur.
“Përtej kësaj, komisioni kishte trajtuar edhe tërë procesin e rekrutimit, duke filluar nga selektimi, testimi me shkrim dhe testimi me gojë, duke përfshirë edhe pretendimet publike. Bazuar në të gjeturat, Komisioni i pavarur ka dhënë rekomandim për anulimin, selektimit, rezultateve të testit me shkrim dhe intervistave me gojë për të gjitha 127 pozitat e shpallura me konkurs, bazuar në të cilin është marrë edhe vendimi i Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.
“Korporata Energjetike e Kosovës siguron opinionin publik dhe të gjithë kandidatët që kanë aplikuar se procesi do të udhëhiqet ne mënyrë transparente, konform ligjeve në fuqi dhe praktikave më të mira. Po ashtu të gjithë kandidatet e selektuar në fazën e parë do të njoftohen individualisht dhe të njëjtit nuk do të kenë nevojë për riaplikim në konkurs”.
Vendimi pason raportimet e mediave dhe deklaratat e përfaqësuesve të partive opozitare se përmes konkursit në KEK janë punësuar përkrahës të partisë në pozitë, Lëvizjes Vetëvendosje, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










