Kuriozitete
Përse Elon Musk kërkon kontrollin e Twitter?
Personi i reklamuar si më i pasuri në botë dhe deri pak më parë i teti më i ndjekur në rrjetin social Twitter,ka marrë kontrollin e platformës, me premtimin për ta përkushtuar më shumë ndaj “fjalës së lirë”, por për kritikët diçka e tillë ngre më shumë pyetje sesa sjell përgjigje, shkruan britanikja Independent.
Disa nga dyshimet më të përmendura janë: “Përse ai do të marrë kontrollin? Nga vijnë paratë? A janë të kënaqur aksionarët? Çfarë do të ndryshojë te platforma?”
Musk ka thënë më parë se shërbimi nuk po ruan potencialin e tij si një “platformë e fjalës së lirë”.
Ai insiston se nuk i intereson të fitojë para nga Twitter, por është i motivuar nga fakti i të pasurit të një “platforme të besuar, gjerësisht gjithëpërfshirëse, çka janë të rëndësishme për gjeneratat e ardhshme”.
Twitter, ashtu si rrjete të tjera sociale pezullon llogaritë për shkelje të “standardeve të përmbajtjes”, duke përfshirë “shprehje urrejtjeje apo informacion të dëmshëm”, të cilat janë provuar se mund të abuzohen ose të shfrytëzohen në mënyrë të njëanshme.
Pezullimi i ish-presidentit amerikan Donald Trump nga platforma zemëroi miliona nga mbështetësit e tij dhe tani atyre mund t’u ofrohet një “mundësi rikthimi”.
Musk e përshkruan veten si një “absolutist i fjalës së lirë” – por entet rregullatore kanë akuzuar më herët se në kompaninë e tij Tesla, janë masa ndëshkimore ndaj punonjëve me ngjyrë apo zërave që kanë folur kundër diskriminimit.
Musk mund të jetë më i pasuri në botë, por aksionet e tij janë të lidhura kryesisht me grupin Tesla dhe kompaninë hapësinore SpaceX.
Ai pretendon se ka asete të konsiderueshme në kriptovaluta, kryesisht Bitcoin, Ethereum (ETH) dhe disa Dogecoin apo “HODL”.
E përditshmja britanike thotë se “nuk ke asgjë të sigurtë me Musk”.
Kur ai thotë se Twitter nuk po realizon potencialin e tij si “platformë e fjalës së lirë”, duket se do të reduktojë zbutjen e përmbajtjeve e ndoshta dhe rikthimin e të larguarve nga platforma përfshi dhe Donald Trump.
Ai ka premtuar reduktimin e reklamave dhe përshtatjes individuale të përmbajtjes, madje ka shkuar deri aty sa ka thënë se selia kryesore e rrjetit në San Francisco do të kthehet në një strehë për të pastrehët.
Por, në fakt, shumë rrjete sociale nuk arrijnë të kontrollojnë gjithçka në lidhje me dezinformacionin apo nxitjen e urrejtjes.
Ekspertja e regullatorëve online GlobalData, Rachel Foster-Jones tha për çështjen:
“Regullatorëve në botë nuk do t’i pëlqente fare teoria e Musk për fjalën e lirë, kjo pasi linja e kuqe që ndaj fjalën e lirë me nxitjen e urrejtjes apo dezinformimin, është gjithnjë e më e paqartë, dhe tentativat për ndryshime të tilla në Twitter mund të dalin lehtësisht në një spirale jashtë kontrolli”.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas










