Kosova

Osmani dhe Kurti sot udhëtojnë për në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, sot do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, përcjell albinfo.ch.

Osmani e Kurti do të marrin pjesë në ceremoninë mortore me ftesë të familjes Albright, ndërkohë kanë paraparë edhe disa takime të tjera.

Ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright, ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare më 23 mars.

Albright shërbeu si sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në vitin 2001.

Ajo nxiti zgjerimin e NATO-s drejt Lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë.