Kuriozitete
BE kufizon përmbajtjen e rrjeteve sociale
Kjo marrëveshje përbën hapin më të madh në këtë fushë në 20 vjetët e fundit
Negociatorët nga Parlamenti Evropian dhe 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje të shtunën, e cila detyron platformat si Facebook, Twitter dhe Google që të menaxhojnë përmbajtjen e dëmshme, sikurse gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka përshkruar marrëveshjen si “historike”, e cila do të ketë shtrirje përtej Evropës.
“Rregullat e reja do të mbrojnë përdoruesit online, do të sigurojnë liri të shprehjes dhe mundësi për bizneset”, ka thënë ajo përmes një postimi në Twitter.
“Çka është joligjore jashtë internetit, do të jetë joligjore edhe në botën virtuale në Bashkimin Evropian”, ka thënë von der Leyen.
“Një sinjal i fuqishëm për njerëzit, bizneset dhe shtetet në gjithë botën”.
Marrëveshja nënkupton që kompanitë duhet t’iu shmangen përmbajtjeve të dëmshme siç është dezinformimi për koronavirusin, si dhe duhet të prezantojnë protokolle për të bllokuar përhapjen e materialeve të rrezikshme gjatë krizave sikurse pandemia.
Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE-së tani duhet të miratojnë legjislacionin e ri, para se të nisë periudha tranzitore 15-mujore, e cila i hap rrugën zbatimit./rel
E-Diaspora
-
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali Çmime për shkrimtarin nga Kosova Lan Qyqalla dhe poetin nga Shqipëria Nikollë Loka... -
Suedi
Granit Maqedonci, arbitri profesionist me origjinë nga Kosova në elitën e futbollit suedez -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë
Jeta në Austri
-
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë Libri me poezi “I dashtuni im zdrukthtar” promovohet edhe në Vjenë... -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë












