Kosova
Ekspertët thonë se sivjet rritja ekonomike do të jetë rreth 4 për qind
Sot u bë e ditur se rritja ekonomike e Kosovës pritet të ngadalësohet në 3.9 për qind gjatë vitit 2022. Këto parashikime të normës së zhvillimit ekonomik për vendin tonë janë bërë nga institucione ndërkombëtare financiare, e që po vlerësohen si reale nga ekspertë të ekonomisë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se parashikimi i rënies ekonomike në 3.9 për qind prej 10.5 sa ishte për vitin 2021, është ndikuar nga rreziqet e shtuara me rritjen e ndjeshme të presioneve nga invazioni ushtarak rus në Ukrainë. Si rrjedhojë e kësaj lufte, pritet të tkurren investimet e huaja direkte dhe të zvogëlohen remitancat nga diaspora e Kosovës.
Ndërkaq në Qeverinë e Kosovës, përkatësisht në Ministrinë e Ekonomisë nuk kanë dhënë përgjigje për parashikimet e Bankës Botërore dhe sa do të jenë projeksionet e tyre për zhvillimin ekonomik gjatë këtij viti.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka, shpreson se parashikimet nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar të mos jenë bërë bazuar në trendin e remitancave dhe ardhjes së mërgimtarëve sivjet në Kosovë.
Ai pret që norma e rritjes ekonomike për sivjet të jetë rreth 4 për qind.
“Kjo normë e paraparë ose e parashikuar nga institucionet financiare ndërkombëtare prej 3.9 për qind ose 4 për qind, besoj që është reale, reflekton potencialet dhe mundësitë e vendit si dhe të ekonomisë sonë për të pasur një rritje të tillë.
Shpresoj që parashikimi nuk është bërë, duke u bazuar në trendët e vitit të kaluar, në ardhjen në masë të madhe të diasporës, meqenëse lehtësimi i masave në vendet ku ata jetojnë do të bëhej që ata të mos vijnë në numrat të cilët i kemi pasur, shpresojmë që po, por në të njëjtën kohë duhet të bazohemi më tepër në kapacitetet tona reale të brendshme, edhe në shtyllat që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rritje të qëndrueshme ekonomike.
Remitancat, edhe ardhja e diasporës pavarësisht rëndësisë së madhe dhe ndikimit të madh që kanë në ekonominë tonë, nuk duhet të na mësojnë që të bazohemi vetëm në to”, thekson Zeka për KP.
E-Diaspora
-
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj Iniciativa bën thirrje për forcimin e barazisë për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha... -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










