Kosova
Presidenti i Letonisë: Kosova i përket Evropës
Presidenti Levits: Letonia e mbështetë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizatat tjera ndërkombëtare
Mësohet se presidenti i Letonisë, Egils Levits, ka thënë se shteti i tij e mbështetë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Në një konferencë për media bashkë me Vjosa Osmanin, presidenti letonez tutje tha se ‘Kosova i përket Evropës’.
“Është e rëndësishme që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkomnëtare e forume, po e përmendi këtu Këshillin e Evropës. Ne do ta mirëprisnim aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kosova i përket familjes së Këshillit të Evropës. Sa i përket BE-së, Letonia është duke e mbështetur Kosovën në liberalizimin e vizave. Tani nuk ka pengesa të arsyeshme që Kosovës të mos i jepet liberalizimi. E çmojmë shumë se si Kosova e arriti luftimin e korrupsionit duke u bazuar në masa të ndryshme të sundimit të ligjit”, tha ai.
Tutje, Levits u shpreh se e ka vërejtur se ka probleme në dialogun Kosovë-Serbi, por tha se shpreson se do të ketë përparime.
“Po e vërej që ekzistojnë disa probleme sa i përket dialogut me Serbinë, shpresoj që këto bisedime do të përparojnë. Nëse nuk ka progres të madh, kjo nuk duhet të jetë pengesë për Kosovën në drejtime dhe raporte të tjera. Kosova i përket Evropës”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj Iniciativa bën thirrje për forcimin e barazisë për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha... -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












