Integrimi
Kush e pastron Zvicrën?
Kushdo që merret me këtë libër nuk merr thjesht një përgjigje statistikisht të saktë për pyetjen se kush e pastron Zvicrën, por ndeshet me fate emigrantësh
Shumica e madhe e më shumë se 200,000 njerëzve që bëjnë punë pastrimi në Zvicër janë emigrantë. Shpesh ne nuk i vëmë re, por ajo që shohim është se zyrat tona janë të pastra sërish të nesërmen në mëngjes, tualetet e restorantit janë pastruar ose gjithçka në spital është dezinfektuar rishtas.
Nëse dikush pastron banesën tonë, ne e njohim atë personalisht, por shpesh jo edhe shumë personalisht.
Me reportazhet e tyre, Marianne Pletscher dhe Marc Bachmann portretizojnë nëntë persona dhe një çift të martuar që janë ose kanë qenë aktivë në sektorin e pastrimit me paga të ulëta – vazhdimisht nën presion për të përmbushur kërkesat ligjore të integrimit, për të mos grumbulluar borxhe dhe, nëse është e mundur, për të mos marrë ndihmë sociale.
Në mesin e 9 grave dhe një burri që prezantohen në këtë libër është edhe Sadija, një grua e re dhe energjike nga Kosova. Ajo ka një histori jo të lehtë jetësore prapa vetes dhe gjithë çfarë dëshiron është që fëmijët e saj të mos kenë nevojë të kryejnë punën që ajo është e detyruar ta bëjë.
Sadija ndonëse “i ka vitet” e qëndrimit në Zvicër që mjaftojnë për të paktën vizën C (Leje e qëndrimit të përhershëm), vazhdon të jetë ende me “Vizë B”, shrkuan albinfo.ch. Kjo ndodh pasi ajo nuk kishte guxim të aplikonte për Vizën C, duke qenë se herë pas here i duhet të jetojë nga “sociali”, pasi të ardhurat si pastruese nuk i mjaftojnë për një pavarësi të plotë.
Megjithatë, kjo nënë punëtore ndihet mirë që të paktën vajza e saj e madhe tashmë ka marrë pasaportën zvivcerane. Fëmijët tjerë duhet të presin edhe një kohë, pasi ata nuk kanë mbushur ende 12 vjet, që është një kusht për natyralizim në këto rrethana.
Veç Sadijes, këtu rrëfehen edhe Nura B., nga Bosnja, Anna ngaAmerika Latine, Habtemariam T. (i vetmi burrë në mesin e të portretuarve), nga Eritrea etj, shkruan albinfo.ch. Të gjithë/a kanë rrëfimet e tyre që pasqyrojnë një jetë jo të lehtë në vendet e tyre të prejardhjes, shpesh edhe me trauma lufte.
Në një tekst poetik, shkrimtarja tashmë e njohur në Zvicër Dragica Rajçiq Holzner rrëfen edhe jetën e saj si një ish-pastruese, në të cilën gjithçka ishte e pistë çdo ditë dhe shkrimi i saj ishte i mundur vetëm si një “pauzë mes pastrimit”.
Kushdo që merret me këtë libër nuk merr thjesht një përgjigje statistikisht të saktë për pyetjen se kush e pastron Zvicrën, por ndeshet me jetë refugjatësh dhe emigrantë me një pasuri përvoje, fati dhe krenarie.
Bashkautorja, Marianne Pletscher është e njohur, veç tjerash për lidhjen e saj të hershme me problematikën e Kosovës, shkruan albinfo.ch. Ajo ka bërë regjinë dhe skenarin e disa filmave dokumentarë që bëjnë fjalë për kosovarët në Zvicër, si “Unerwünscht und unbeliebt, Kosovo-Albaner in der Schweiz” (Të padëshiruar dhe të papëlqyer, Shqiptarët e Kosovës në Zvicër ) dhe për kthimin e shqiptarëve, pas luftës në Kosovë “Schweiz-Kosov@ retour”.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dr. Hekuran Bytyçi, një mjek nga Kosova, me pozitë udhëheqëse në Lugano Krahas punës klinike, Dr. Bytyçi është i angazhuar edhe në kërkim shkencor dhe publikime ndërkombëtare, duke... -
Violinistja shqiptare Uendi Reka ngjitet në skenën e festivalit prestigjioz Carniarmonie në Itali -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova
Jeta në Austri
-
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona Të dielën, stuhi të dhunshme do të kalojnë nëpër Austri: Në Waldviertel, tashmë kishte filluar para... -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri















