Kosova

Policia arreston kosovaren që u kthye nga Austria për shkak të dokumenteve false

Raportohet se policia e Kosovës ka ndaluar në Aeroportin e Prishtinës një grua me shtetësi të Kosovës, e cila ishte kthyer nga autoritetet austriake, pasi kishte prezantuar leje qëndrimi austriak të falsifikuar, njofton albinfo.ch.

Referuar njoftimit të Policisë, të martën, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Është ndaluar e dyshuara (kosovare), e cila ishte kthyer nga autoritetet austriake, pasi kishte prezantuar leje qëndrimin austriak të falsifikuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Albinfo.ch