Lajme
Gjermani: Shtrenjtohen çmimet nga 20-50 përqind
Pak ditë pasi Gjermania raportoi inflacionin më të lartë në dekada, vendi përgatitet për një shtrenjtim të ri të jetesës.
Portali zerohedge.com, i specializuar për financa e biznes, paralajmëron një tjetër hap prapa nga hiperinflacioni i tmerrshëm.
Ai citon shoqatën gjermane të shitjeve me pakicë, HDE, të pohojë se konsumatorët duhet të bëhen gati për një valë të re rritjeje të çmimeve, që do të ndihet sidomos në zinxhirin e supermarketeve vendase, në mesin e frikës se çmimet e produkteve atje mund të shtohen nga 20 deri në 50%.
“Edhe përpara shpërthimit të luftës në Ukrainë, pati rritje të çmimeve me 5% në të gjithë gamën e produkteve për shkak të shtrenjtimit të energjisë. Tani po vjen vala e dytë, dhe padyshim do të jetë dyshifrore”, deklaroi presidenti i HDE, Josef Sanktjohanser.
Sipas tij, zinxhirët e parë të shitjes me pakicë në vend e kanë nisur tashmë rritjen e çmimeve, dhe të tjerë mund të pasojnë. Mjaft blerës sakaq përballen dhe me një problem tjetër në vend: raftet e zbrazura nëpër markete.
Që prej pushtimit rus në Ukrainë, të përfshirë nga paniku konsumatorë anembanë vendit kanë vërshuar të blejnë shumë më tepër artikuj nga sa u nevojiten në përditshmërinë e tyre. Nuk i kuptoj njerëzit, tha pronarja e një dyqani, Beate Schwarz për programin Tagesschau; po blejnë si të çmendur miell dhe vaj për gatim, ndërsa shton se në një pikë të caktuar, u detyra të nxirrte një tabelë ku shkruhej: Vaj nuk ka më!
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur mëngjesin e së dielës në Itali, duke i marrë... -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









