Kosova
Reagon Von Cramon pas raportimeve se shqiptarët po fshihen nga listat e votuesve në Serbi

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka reaguar pas raportimeve se shqiptarët po fshihen nga lista e votuesve në Serbi, duke kërkuar që raste të tilla të përfshihen në raportin paraprak të Misionit vëzhgues të zgjedhjeve, por edhe në deklaratën e PE-së.
Von Cramon u përgjigj kështu ndaj ankesës së Teuta Fazliut, e cila ka bërë të ditur në Twitter se nuk ka mund të votojë pasi është fshirë nga lista e votuesve, ndonëse është nga Bujanovci.
“Ju lutemi, sigurohuni që këto raste të mbulohen mjaftueshëm në raportin paraprak të Misionit Vëzhgues Zgjedhor, por veçanërisht në Deklaratën e PE-së”, ka shkruar Von Cramon.
Para dy vjetësh, Teuta Fazliu nga Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, u njoftua nga autoritetet komunale të Bujanocit se emri i saj është hequr nga lista e vendqëndrimit ku kishte qenë e regjistruar.
“Shteti i Serbisë më fshin nga lista e votuesve vetëm pse jam shqiptare e Bujanocit. Kush do të më mbrojë? BE, Kosova apo Shqipëria”, ka shkruar ajo në Twitter.
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc thonë se është rritur dukuria e pasivizimit të adresave të shqiptarëve, gjë e cila po e ndryshon strukturën etnike të këtyre komunave.
Sipas vlerësimeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar, janë mbi 3.000 adresa që janë pasivizuar në Medvegjë dhe mbi 2.000 në Preshevë e Bujanoc.
E-Diaspora
-
Pas Berlinit, kori “Siparantumi” do të dhurojë spektakël në Tajlandë Pas mbylljes së një kapitulli në Gjermani, kori i Kosovës do të dhuroj spektakë në Greqi,...
-
Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë
-
Muaji maj, muaji i festivaleve për SH.K.A “Dardania” në Winterthur
-
Prezantohen veshjet tradicionale në një Universitet të Londrës
-
Kosovari para gjyqit për pjesëmarrjen në vrasjen e pensionistit 85 vjeçar
Jeta në Austri
-
Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna....
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë