Shqipëria
Raporti i Bankës Botërore: Ndotja e ajrit shkakton 10% të vdekjeve në Shqipëri
Në Shqipëri, 10 për qind e vdekjeve në një vit vijnë si pasojë e ndotjes së ajrit.
Sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore, në një raport mbi pasojat në shëndet dhe ekonomi të ndotjes, në vend humbën jetën 2,257 qytetarë në vitin 2019, të cilat janë sa 10 për qind e fataliteteve në total.
“Në raport citohet që janë rreht 200-210 persona që çdo vit regjistrohen me probleme akute të shëndetit”, thotë Redion Gjoka, ekspert mjedisi. “Nga krahu tjetër, duhet kuptuar se kjo ka një kosto ekonomike, që në rastin e Shqipërisë, sipas BB, shkon deri te 1 miliard dollarë në vit”.
Ekspertë të mjedisit ndërkohë theksojë nevojën e kryerjes së matjeve në ajër, të cilat nuk realizohet prej gati një dekade.
Në dokumentin e publikuar, Banka Botërore vlerësoi se ndotja e ajrit është rreziku kryesor mjedisor në botë për shëndetin dhe shkaku i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga sëmundjet ishemike të zemrës, goditje në tru, apo kancerit të mushkërive.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














