Kosova
Vuçiç: Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq, është pezulluar me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Bëhet e ditur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq, është pezulluar me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai shtoi se të premten, më 25 mars, pritet të shkarkohen “të gjithë komandantët dhe policët serbë” që morën pjesë në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u mbajt në Beograd më 22 mars, përcjell albinfo.ch.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës njoftoi më 24 mars se ka suspenduar Stevanoviqin, por institucionet e Kosovës nuk kanë konfirmuar se pezullimi i saj ka ardhur pasi ajo ka marrë pjesë në takimin me Vuçiçin në Beograd.
Lidhur me suspendimin e Stevanoviqit ka reaguar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke e cilësuar si “skandaloz” vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Ndërkaq, sipas Vuçiçit, shkarkimet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës më 25 mars do të bëhen me urdhër të Kurtit dhe se, sipas tij, shefi i ekzekutivit kosovar ka vendosur “që të sulmojë serbët”.
“Albin Kurti e ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe sipas vullnetit të tij dhe atyre që e mbrojnë, Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më”, tha Vuçiç në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale.
Marrëveshja e Brukselit parasheh integrimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe policisë në institucionet e Kosovës.
Vuçiç pretendoi se Kurti me këto veprime dëshiron të prishë paqen në Kosovë.
“Është ai që me këto vendime dëshiron të sulmojë popullin serb kudo që jeton”, tha ai, duke shtuar se Serbia dëshiron ta ruajë paqen dhe se do t’u drejtohet për këto veprime shteteve të Quint-it dhe komunitetit ndërkombëtar.
Më 22 mars Vuçiç u takua me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, me të cilët bisedoi për moslejimin që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe të mbahen në Kosovë. Pas atij takimi, u paralajmërua se në jug dhe veri të Mitrovicës, më 25 mars, serbët do të mbanin protesta.
Zgjedhjet serbe do të mbahen më 3 prill. Kosova ka thënë se nuk ka arritur një marrëveshje me Serbinë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, pasi ka kërkuar që Qeveria serbe t’i drejtohet me kërkesë Qeverisë së Kosovës. Por, Vuçiç ka thënë se me këtë veprim, Kosova ka dashur që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës.
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











