Kosova

Presidentja Osmani shprehet mirënjohëse ndaj NATO-s

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twitter, ka kujtuar 23-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovës.

“23 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës”, ka shkruar ajo, përcjell albinfo.ch.

Osmani shtoi se u janë përjetësisht mirënjohës aleatëve për mbështetjen e rrugës drejt lirisë dhe demokracisë. “Tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet ta kujtojë këtë histori suksesi”, ka shkruar ajo.