Kosova
Kurti: Nuk kemi refuzuar, por s’kemi marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve serbe
Lidhur me zgjedhjet serbe, kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka refuzuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit, por se mes dy vendeve nuk është arritur asnjë marrëveshje paraprake, e cila paraqet kushtin për mbajtjen e tyre, përcjell albinfo.ch.
Ai është shprehur se kanë pritur një kërkesë nga ana e Serbisë, por se një gjë e tillë s’ka ndodhur.
Po ashtu, Kurti ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur që ai nuk ka pranuar që gjithçka të përmbyllet përbrenda një letër shkëmbimi ndërmjet zyrtarëve.
“Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur me faktin që nuk kam pranuar që gjithçka të përmbyllet përbrenda një letërshkëmbimi të sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës. Jam i bindur që marrëveshja duhet të jetë përmes shkëmbimit të letrave mes Kosovës dhe Serbisë. Do të duhej të merreshim vesh. Kështu siç është, çështja ka marrë kah tjetër. Ne kemi shprehur keqardhjen tonë, por më shumë se kaq, s’kam çka të them”, ka deklaruar shefi i qeverisë.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje Personi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.... -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












