Lajme
Kriza me karburante, 1 në 3 gjermanë nuk e përdorin më automjetin
Paraja dhe rritja e çmimeve ishin faktori kryesor motivues
Më shumë se një e treta e shoferëve gjermanë thonë se planifikojnë ta lënë makinën në shtëpi, më shumë për shkak të rritjes së çmimeve, sipas një sondazhi të publikuar sot, përcjell Albinfo.ch.
Kompania analitike britanike për vëzhgimin e tregut, YouGov zbuloi se 22,9% po e bënin tashmë këtë, ndërsa 12% të tjerë synonin të shkurtonin kohën e ngarjes së makinës.
Thënë ndryshe, 49% thanë se donin të hiqnin këmbën nga pedali për të kursyer para’.
Për 16%, mjedisi ishte arsyeja kryesore, ndërsa 14,9% donin të bënin më shumë ecje.
Në këtë sondazh, suç transmeton Dpa, tre të katërtat e të pyeturve thanë se varen nga makina e tyre në një farë mase, pjesërisht për shkak të mungesës së opsioneve të transportit publik.
Rreth gjysma e shoferëve përdornin makinën e tyre të paktën pesë herë në javë.
”Lufta në Ukrainë e ka çuar koston e karburantit në nivele rekord në Gjermani, me benzinën që kushton aktualisht mesatarisht 2,09 euro (2,30 dollarë) për litër dhe naftën 2,16 euro”, sipas shoqatës së shoferëve ADAC.
Drejtuesit më pak skrupulozë mund t’i drejtohen një taktike tjetër për të ulur kostot e karburantit, asaj të vjedhjes.
“Vjedhjet e karburantit janë rritur”, tha një zëdhënës i Shoqatës Federale të Transportit Rrugor, Logjistikës dhe Asgjësimit.
”Megjithatë, ne nuk njoftohemi për çdo rast sepse ato raportohen rrallë”, tha zëdhënësi.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











