Lajme
A është gati Gjermania të reagojë kundër Rusisë?
Studiuesi i historisë, Oliver Schmitt, ka folur për luftën në Ukrainë.
Schmitt ka thënë se ajo që po ndodh në Ukrainë, është një ndër katastrofat më të mëdha humanitare prej Luftës së Dytë Botërore.
“Kemi 10 milionë të shpërngulur. Ajo që po ndodh është katastrofë e vërtetë. Ndër më të mëdhatë prej Luftës së Dytë Botërore”, thotë ai në një intervistë në T7.
Schmitt tutje flet edhe për qasjen e vendeve të BE-së ndaj agresorit, që në këtë rast është Rusia.
Ai thotë se Gjermania u lidh shumë me Rusinë gjatë lidershipit të Angela Merkel. Për këtë arsye, ai thotë se gjermanët e patën të vështirë të reagojnë ndaj Rusisë.
“Gjermania krijoi lidhje të forta me Rusinë gjatë udhëheqjes së Merkel. Gjatë atyre viteve ushtria gjermane u shkatërrua gati tërësisht dhe Gjermania u var nga gazi rus”, thotë ai.
“Gjermania nuk është gati të reagojë ndaj Rusisë”, shton tutje Schmitt.
Historiani austriak po ashtu thotë se shumë shtete të tjera të BE-së janë të papërgatitura për luftë dhe varen nga SHBA-ja për mbrojtjen e tyre.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











