Kosova
Java e Frankofonisë, Ambasada e Zvicrës projektoi përzgjedhjen e 100 fotografive të bëra gjatë Lojërave Olimpike
Në kuadër të programit të Javës së Frankofonisë, Ambasada e Zvicrës në Kosovë së bashku me Kosovo Olympic Committee, projektuan përzgjedhjen e 100 fotografive të bëra gjatë Lojërave Olimpike, nga viti 1896 deri në vitin 2014, përcjell albinfo.ch.

Me rastin e javës së Frankofonisë, Ambasada e Zvicrës në Kosovë në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Kombëtar të Kosovës, ka projektuar përzgjedhjen e 100 fotografive të realizuara gjatë Lojërave Olimpike, nga viti 1896 deri në vitin 2014. Fotot, që festojnë larminë dhe evolucionin e disiplinave olimpike dhe bukurinë e shfaqjeve sportive, u huazuan nga Fondacioni Olimpik për Kulturë dhe Trashëgimi, Lausanne.

Ambasada e Zvicrës falënderon Zyrën e Komitetit Olimpik të Kosovës për bashkëpunimin e vlefshëm në këtë projekt, dhe Ambasadën e Francës në Kosovë për organizimin dhe logjistikën rreth eventit.

E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje Personi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.... -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












