Kosova
Vritet aksidentalisht polici në Mitrovicë
Raportohet se një polic është vrarë aksidentalisht këtë të mërkurë në Mitrovicë, gjatë një trajnimi për ricertifikim.
“Sot rreth orës 10:28, është raportuar se në poligonin e gjuajtës së Policisë në fshatin Cerrnushë të Mitrovicës, një polic është plagosur me armë derisa ai kishte qenë në gjuajtje me armë zjarri në kuadër të trajnimit të rregullt periodik (ri-certifikimi)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu thuhet se polici ka vdekur në spital kur edhe po i jepej trajtimi mjekësor. 44-vjeçari shërbente në stacionin e Mitrovicës së Veriut.
Policia shton se rasti ka ndodhur aksidentalisht teksa po kryente ricertifikimin.
Me hetimet do të merret Inspektorati Policor i Kosovës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











