Lajme
Scholz: Lufta në Ukrainë rrezikon ekonominë e Gjermanisë
Lufta në Ukrainë, e shoqëruar me sanksionet kundër Rusisë, përbën një kërcënim për ekonominë gjermane, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një konferencë të përbashkët për shtyp me mbretin jordanez Abdullah II.
“Ne duhet të kuptojmë shumë mirë se kjo luftë në Ukrainë sjell edhe sfida për ne në lidhje me pasojat ekonomike të sanksioneve”, tha Scholz.
“Disa vende po shprehin shqetësime për sigurinë ushqimore për shkak të mungesës së dërgesave nga Rusia dhe Ukraina”, theksoi ai.
“Ne duhet të sigurohemi që ekonomia jonë të kalojë mirë në këto kohë të vështira”, shtoi Scholz, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Scholz dhe mbreti Abdullah dënuan luftën në Ukrainë dhe i bënë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, “të ndalojë menjëherë të gjitha operacionet luftarake dhe të tërheqë trupat e tij pushtuese”.
Scholz përsëriti gatishmërinë për bisedime për t’i dhënë fund luftës.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











