Kosova
Kur do të vijnë të burgosurit e Danimarkës në Kosovë
Gjatë një prononcimi, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qëllimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për të burgosurit është të finalizohet sa më shpejt, përcjell albinfo.ch.
Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e saj danez, Nick Hækkerup, ajo tha se planifikohet që në muajin që vjen, më së largu në fillim të majit, të finalizohet kjo marrëveshje.
“Qëllimi ynë është që kjo marrëveshje të finalizohet sa më shpejt. Planifikojmë që në fillim të muajit maj, ende nuk është vendosur data se kur do të finalizohet marrëveshja dhe kur do të procedohet në kuvendet e të dyja vendeve. Synimet tona janë që sa më parë kjo marrëveshje të finalizohet.
Do të bëhen edhe përmirësime dhe renovime në burgun e Gjilanit, sepse ka nevojë dhe kur kjo qendër të jetë gati do ta njoftojmë Danimarkën dhe pastaj do t’i sjellë të burgosurit”, tha Haxhiu.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje Personi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.... -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










