Kosova
Reagojnë institucionet pas ngritjes enorme të çmimit të vajit: mbyllen dy depo
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka bërë të ditur se Inspektorati i Tregut, gjatë një aksioni ka mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë.
Raportimet e fundit për rritjen enorme të çmimit të vajit në Kosovë kanë shkaktuar reagimin e institucioneve të vendit. Kështu, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka bërë të ditur se Inspektorati i Tregut, gjatë një aksioni ka mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë.
Ky aksion është zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës. Depot e mbyllura janë në Fushë Kosovë dhe Graçanicë.
Më heret gjatë ditës, rreth çmimit të vajit kishte reaguar edhe kryeminsitri Albin Kurti, duke thënë se çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë. Me 3.49 sa kushton vaji, bëhet fjalë për “një fryrje artificiale në dëm të konsumatorit. Aktualisht çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë. Prandaj duhet ta çfryjmë”, ka thënë Kurti.
Nga 1.60 euro sa ishte dy ditë më parë, çmimi i vajit është ngritur në 3.49 euro për një shishe, që ka më pak se një litër.
Pas ngritjes enorme të çmimit të konsumit të përgjithshëm, veçmas të vajit ushqimor, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që kanë keqpërdorur pozitën monopoliste në treg.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke reaguar pas rritjes së çmimeve të disa produkteve bazike, ka ftuar sot Prokurorinë e Shtetit që të marrë veprime kundër këtyre personave.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka njoftuar opinionin publik se “Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës si dhe organet tjera kompetente, përkatësisht Inspektoratin e Tregut do t’i ndërmarrë veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike duke e keqpërdorur pozitën monopoliste apo dominuese në treg, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikojnë në vënien e çmimeve të padrejta të shitjes së artikujve ushqimor apo që në ndonjë mënyrë tjetër të padrejtë rregullojnë çmimet e blerjes apo të shitjes së mallrave, siç parashihet me nenin 295 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













