Lajme
Merkel propozohet ndërmjetësuese për konfliktin e Ukrainës
Propozimi vjen në një kohë kur po shikohen mundēsitë e uljes së palëve në tryezën e dialogut
Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, i bëri thirrje NATO-s dhe Bashkimit Evropian që t’i kërkojnë ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, të ndërmjetësojë në konfliktin e Ukrainës.
“Ish-kancelarja 67-vjeçare ishte një nga të paktët drejtues që ka qenë e aftë të negocionte me presidentin rus Vladimir Putin”, tha Renzi për të përditshmen italiane “La Stampa”.
“Ajo është e vetmja që mund të flasë në Moskë, Uashington dhe në të gjitha kryeqytetet dhe që do të dëgjohet”, tha Renzi, përcjell Albinfo.ch.
Merkel, e cila flet rusisht, ka zhvilluar takime të shumta me presidentin rus Putin gjatë 16 viteve të saj në detyrë si kancelare që përfundoi në dhjetor.
Renzi, i cili drejtoi qeverinë italiane nga shkurti 2014 deri në dhjetor 2016, tha në një postim në Twitter dy ditë më parë se NATO-ja dhe BE-ja duhet të vendosin Merkelin si një të dërguar speciale për të takuar Putinin, duke e përshkruar ish-udhëheqësen gjermane si “të respektuar dhe mjaft me ndikim për të ndalur këtë masakër”.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











