Kosova
Për tre vjet, Kosova importoi mbi 83 milionë euro produkte nga Ukraina
Ukraina, e cila u sulmua nga Rusia këtë të enjte, mësohet se ka qenë goxha e pranishme me produktet e saj në tregun e Kosovës.
Sipas statistikave që i ka siguruar Dogana e Kosovës që nga viti 2019-të e deri më sot janë importuar mbi 83 milionë euro produkte nga ky vend.
Produktet e importuara janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga metalet e ndryshme që shërbejnë për ndërtimtari, por edhe tekstil e edhe produkte ushqimore, si: pula të therura e të pastruara, arra, çokollata, grurë, misër, biskota, vaj ushqimor luledielli, sheqer e gjalpë.
Gjithashtu nga Ukraina janë importuar edhe: pasqyra, enë, gota, kavanoza, llamarina, ventilatorë, zile, llampa, mobile dhe lodra.
Tabelën e Doganës së Kosovës mund ta gjeni KETU
Konflikti ruso-ukrainas mund të shkaktojë efekte edhe përtej rajonit ku po ndodh, përfshirë Kosovën.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, tha për Klankosova.tv se mund të ketë rritje të vazhdueshme të çmimeve që do ta rëndojnë jetën e qytetarëve, kjo për shkak se vendi ynë është një vend importues.
Ai theksoi se ka rrezik të humbjes së mjeteve financiare të Trustit që janë të investuara në tregjet ndërkombëtare.
Kadrijaj shton se lejimi i tërheqjes së një përqindjeje të Trustit do ta lehtësonte krizën.
“Tanimë lufta Rusi-Ukrainë nuk është më konflikt i izoluar dhe pa dyshim që pritet të ketë pasoja gjeopolitike dhe ekonomike”.
“Në rastin e Kosovës ndikimi do të jetë evident, sepse si një vend importues, mund të ndodhë që të ketë rritje të vazhdueshme të çmimeve që do ta rëndojnë jetën e qytetarëve”.
“Po ashtu edhe te mjetet e Trustit që janë të investuara jashtë. Në rast të krizave, aksionet në tregjet financiare mund të ketë rënie dhe ato mjete të humbin”.
“Kështu që Qeveria e Kosovës duhet të reflektojë dhe të lejojë tërheqjen e një përqindje të caktuar të mjeteve. Kjo do ta rriste fuqinë blerëse dhe rritet likuiditeti financiar”.
Mustafë Kadrijaj, ndër të tjera, thotë se gjatë krizave gjasat për rritje ekonomike janë të vogla.
“Gjasat për rritje ekonomike janë shumë të vogla, sepse investitorët hezitojnë në rast të krizave, po ashtu Kosova cilësohet si vend jo i sigurt, ku dihet që ne ende kemi konflikt të hapur me Serbinë”.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje Personi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.... -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











