Kosova
Mesazhi i urimit të presidentit amerikan, Joe Biden, në 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Në prag të përvjetorit të 14-të të pavarësisë së Kosovës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe ai i Gjermanisë kanë uruar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, përcjell albinfo.ch.
Në letrën e urimit presidenti Biden ka thënë se SHBA-ja vazhdon të mbështesë Kosovën në përpjekjet për një marrëveshje me Serbinë që përfundon me njohje reciproke.
Biden: Mbështesim përpjekjet e Kosovës për një marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në letrën e urimit presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka vlerësuar lart të arriturat e Kosovës. Veç tjerash ai ka thënë se Kosova ka vend të veçantë në zemrën e familjes së tij.
Në letrën e urimit dërguar presidentes Osmani, Biden po ashtu ka bërë të ditur se janë të kënaqur që Kosova po ndërton dhe forcon marrëdhëniet pozitive me fqinjët.
Biden ka thënë se do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në përpjekjet për një marrëveshje me Serbinë që përfundon me njohje reciproke.
“Jemi të kënaqur që Kosova po vazhdon të ndërtojë dhe të forcojë marrëdhëniet e saj pozitive me vendet fqinje dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim përpjekjet tuaja drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke”, thekson në letër Biden, transmeton Telegrafi.
Presidenti amerikan ka theksuar po ashtu që Kosova ka dëshmuar lidership në skenën ndërkombëtare.
“Vitin e kaluar Kosova vazhdimisht demonstroi lidership në skenën ndërkombëtare. Nga ofrimi i strehimit të sigurt për të pambrojturit deri te forcimi i sigurisë globale dhe bashkëvendosja përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt, populli I Kosovës i ka dëshmuar botës trimërinë dhe bujarinë e tij”, shkruan tutje Biden.
Në fund ai po ashtu ka theksuar se në zemrat e familjes së tij, Kosova ka një vend të veçantë.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje Personi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.... -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












