Shqipëria
Kush përfiton nga njohja e patentave në Gjermani?
Gati 130 mijë shqiptarë rezidentë në Gjermani do të jenë përfitues të vendimit të Bundestagut për të njohur patentat shqiptare, përcjell Albinfo.ch.
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, në një intervistë në media deklaroi sot se marrëveshja teknike për njohjen e patentave do të nënshkruhet në fillim të muajit prill.
“Në kuptimin politik, është në fuqi menjëherë, në kuptimin teknik për të bërë lidhjen mes dy shteteve, në datat 11-12 prill kemi të konfirmuar ardhjen e sekretarit të shtetit gjerman dhe të një grupi që e shoqëron atë që ka qenë pjesë e negociatave për të nënshkruar marrëveshjen teknike që do të jetë e detajuar. Njihen të gjitha kategoritë, nga autovetura, mjetet e mallrave, kamionët, autobusët”, tha Gonxhja.
Sipas tij, deri sot, shqiptarët në Gjermani duhet të bënin një kurs të gjuhës angleze apo gjermane dhe më pas të nisnin kursin për patentën bazë apo për kategoritë e tjera.
Ai theksoi se kostoja për ta shkonte nga 2300 deri në në 7500 euro, ndërsa me këtë vendim, këto procedura dhe kosto eliminohen.
Gonxhja shpjegoi edhe procedurën që duhet ndjekur për të konvertuar patentën.
“Mjafton të jesh rezident atje, për të jetuar, për punë, për shkollë, mund të bësh automatikisht konvertimin në zyrat homologe të DPSHTRR në Gjermani. Bëhet aplikimi, dorëzohet patenta shqiptare, konfirmojmë që patenta është e rregullt dhe vijohet konvertimi”, u shpreh Gonxhja, transmeton atsh.
Por kjo nuk do të thotë që rezidenti shqiptar në Gjermani mund të vijë për pushime në Shqipëri, të bëjë kursin e patentës këtu dhe më pas ajo të njihet në shtetin gjerman. Sa i takon rinovimit, qytetarët shqiptarë do t’u nënshtrohen rregullave gjermane.
“Rinovimi i patentës më pas bëhet sipas rregullave të Gjermanisë, pra në këtë rast shqiptari trajtohet si një qytetar gjerman”, u shpreh ai.
Pas ratifikimit në parlamentet e landeve, Bundesrati gjerman votoi më 11 shkurt njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.
Me këtë vendim Gjermania ndjek Greqinë, Italinë, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Malin e Zi dhe Kosovën, të cilat njohin patentat shqiptare me marrëveshje dypalëshe.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











