Lajme
1 i vdekur dhe 30 të lënduar nga përplasja e trenave në Gjermani
Një person ka vdekur dhe të paktën 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave me pasagjerë afër Mynihut, ka njoftuar policia gjermane.
Sipas zyrtarëve policorë, dy trenat janë përplasur në orët e pasdites më 14 shkurt, afër stacionit Ebenhausen-Schäftlarn, në jugperëndim të Mynihut, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, ka thënë një zëdhënës i policisë, duke njoftuar se hetimet janë duke vazhduar ende.
Edhe identiteti i viktimës nuk dihet ende.
Operatori i hekurudhave, Deutsche Bahn, ka njoftuar në Twitter se ka “objekte në binarë” në zonën e aksidentit.
Linja është mbyllur dhe në vendin e aksidentit janë dërguar autobusë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë









