Lajme
Lehtësohen masat Covid në Luksemburg
Në Luksemburg sot do të lehtësohen masat Covid, pas një vendimi të marrë nga organi ligjvënës, përcjell albinfo.ch.
Nga këto, personat e pavaksinuar do të lejohen edhe një herë në bare dhe restorante, hotele dhe ambiente sportive, për sa kohë që ato ofrojnë dëshmi të një testi negativ për Covid-19.
Gjithashtu do te hiqet ora policore nga 23:00 për baret dhe restorantet, ndërsa diskotekat dhe klubet do të lejohen të rihapen. Nuk ka më kufizime në grumbullimet private dhe personat e kontaktit nuk do të duhet të karantinohen më. Ligji, i cili u miratua me 28 vota nga 38, hyn në fuqi të premten vonë.
Numri i infeksioneve të reja me koronavirus në Luksemburg ka rënë së fundmi. Ndërmjet 31 janarit dhe 6 shkurtit incidenca shtatëditore për 100 000 banorë ishte 1 733, krahasuar me 2 350 një javë më parë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












