Lajme
Edhe dy asamblistë të tjerë shqiptarë në Parlamentin e Cyrihut
Islam Alijaj - Lomi dhe Gadaf Muharemi - Dafi, (SP) kanë fituar ulëset e tyre në asamblenë e Cyrihut, duke e rritur në 4 numrin e shqiptarëve në këtë parlament
Zgjedhjet e sotme për Parlamentin e Cyrihut po rezultojnë të frytshme për komunitetin e këtushëm shqiptar, shkruan albinfo.ch. Kështu, pas Përparim Avdilit (FDP) dhe Reis Luzhnicës (SP) të cilët fituan mandatin e dytë si asamblistë, edhe dy kandidatë tjerë, Islam Alijaj – Lomi dhe Gadaf Muharemi – Dafi, të dytë nga Partia Socialdemokrate kanë fituar ulëset e tyre në asamblenë e qytetit më të madh të Zvicrës.
“Jam zgjedhur në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut me 3’591 vota. Nuk e kam pritur këtë as në ëndërr”, shkruan në një postim në FB Islam Alijaj – Lomi, duke falënderuar zgjedhësit.
Alijaj, pos si kandidat i disahershëm për deputet në nivel komunal, kantonal dhe federal, njihet si aktivist shoqëror, me angazhim të veçantë për të drejtat e njerëzve të hendikepuar. Ai vetë është person me nevoja të veçanta dhe është përpjekur që të inkurajojë të tjerët që të luftojnë për të drejtat e tyre legjitime në shoqëri.
1415 vota i kanë mjaftuar Gadaf Muharemit – Dafi për të qenë i dyti për nga numri i votave në listën e qarkut të 12-të dhe për të siguruar kështu një vend në parlament.
Platforma mediale albinfo.ch pati zhvilluar pak javë më parë një intervistë me Gadaf Muharemin. Ai aty kishte shpalosur qëndrimet e tij si pjesë e parlamentit në të ardhmen dhe kishte kërkuar votën e shqiptarëve me të drejtë vote në Cyrih.
Dafi vjen nga fshati Pallçisht i Tetovës, ku ka jetuar deri në moshën 14 vjeçare, kur u është bashkuar prindërve që jetonin prej kohësh në Zvicër. Është baba i dy fëmijëve: Butrintit dhe Arbit. Ai ka punuar në profesione të ndryshme dhe paralelisht ka studiuar shkencat politike, shkruan albinfo.ch. Tani punon në Transportin Publik të qytetit të Cyrihut ku mban një post drejtues. Është angazhuar që në moshë të hershme në organizata të ndryshme me karakter humanitar dhe social.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











