Lajme
Policia, plumba gome dhe gaz lotsjellës mbi kundër-demonstruesit në Cyrih
Gjatë demonstratave që janë zhvilluar pasditen e sotme në qendër të Cyrihut, policia ka përdorur gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome
Qindra veta janë mbledhur të shtunën pranë Muzeut Nacional (Landesmuseum) dhe në Bahnhofstrasse, pikërisht pranë stacionit kryesor hekurudhor të Cyrihut. Ndër të tjera, ata brohorisnin “Züri Nazifrei” (Cyrihu, pa nazistë), transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për një kundër-demonstrim ndaj një mitingu të paralajmëruar nga kundërshtarët e masave.
Të dy demonstrimet ishin të ndaluara nga policia.
Policia e qytetit të Cyrihut dhe ajo e kantonit kanë qenë të pranishme me një kontigjent të madh në vendin e ngjarjes. Disa hyrje në stacionin kryesor janë mbyllur ndërsa disa linja qendrore të tramvajit dhe autobusëve janë vonuar në zonën Stacionit Kryesor (HB) ose kanë ndërruar drejtimet, sipas Autoritetit të Transportit të Cyrihut (VBZ).
Policia u ka kërkuar kalimtarëve që të largohen nga rrugët në fjalë pranë stacionit kryesor të trenit, pasi bëhet fjalë për një demonstrim të paautorizuar.
Në qytetin e vjetër, policia e qytetit ndërkohë ka ndaluar “një grup më të madh dhe të dhunshëm njerëzish” të cilët mund të identifikoheshin si pjesëtarë të skenës së ekstremizmit të djathtë, siç ka shkruar policia në Twitter, raporton srf.ch. Grupi është dërguar në komisariat për hetime të mëtejshme.
“Ne jemi të vetëdijshëm për thirrjet për demonstrimin e planifikuar, të paautorizuar”, ka shkruar policia e qytetit në Twitter në fillim të kësaj jave, transmeton albinfo.ch. Ajo po përgatiste planifikimin për operacionin, ku siguria e popullatës së papërfshirë ishte prioriteti kryesor.
Në javët e fundit, grupe të ndryshme të krahut të majtë janë mobilizuar për një kundër-demonstratë pranë stacionit kryesor të trenit nën titullin “Züri nazifrei (Cyrihu pa nazistë) – parandaloni marshimin e krahut të djathtë”.
Ata iu referoheshin këshgtu thirrjeve në rrjetet sociale, sipas të cilave kundërshtarët e masave Covid duan të takohen të shtunën në orën 14:00 në stacionin kryesor për një marshim nëpër qendër të Cyrihut.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














