Lajme
Si të kërkoni bonusin tuaj të vaksinimit prej 100 eurosh në Austri
Të vetëpunësuarit në Austri tani mund të kërkojnë një bonus 100 Euro nëse imunizohen plotësisht kundër Covid. Por çfarë duhet të bëjnë për të marrë paratë?
Austria u jep të gjithë personave të siguruar në sistemin e sigurimeve SVS – personat që bëjnë pjesë në kategorinë Selbstständige (Të vetëpunësuar) dhe Landwirte (fermerë) – një bonus prej 100 eurosh nëse mund të vërtetojnë se janë plotësisht të vaksinuar, njofton albinfo.ch.
Bonusi mund t’u jepet gjithashtu personave në ngarkim të siguruar me SVS nën mbulimin tuaj (fëmijë, bashkëshortë dhe pensionistë), nëse edhe ata i plotësojnë kërkesat.
Oferta deri më tani vlen vetëm për vitin 2022 dhe paratë transferohen direkt në llogarinë e të siguruarit.
Ju mund të aplikoni për bonus duke plotësuar një formular online për sa kohë që keni një Handy-Signatur ose një ID-Austria të konfiguruar. Aplikimin mund ta bëni KETU
Çfarë duhet të dini lidhur me këto kushte:
Fëmijët deri në 15 vjeç
Vaksinimet kundër gripit, HPV.
Dëshmi e një vaksinimi pneumokokal (kjo mbron nga sëmundja pneumokokale, e cila është çdo lloj sëmundjeje e shkaktuar nga bakteret Streptococcus pneumoniae).
Data e injektimit të fundit të FSME. Kjo duhet të jetë brenda pesë viteve të fundit. Injeksioni FSME mbron nga encefaliti i shkaktuar nga rriqrat.
Dëshmi se atyre u janë dhënë vaksina të kombinuara për fruthin, shytat dhe rubeolën, si dhe për difterinë, tetanozin, pertusisin, poliomielitin dhe hemofili.
Njerëz të moshës nga 15 deri në 60 vjeç
Data e vaksinimit të fundit të MMR (fruthit, shytave, rubeolës) dhe poliomielitit. (Kjo duhet të jetë brenda 10 vjetëve të fundit).
Data e injektimit të fundit të FSME.
Data e vaksinimit të fundit kundër Covid-19 (kjo duhet të jetë e vlefshme sipas situatës aktuale ligjore).
Data e një certifikate rikuperimi Covid-19 (kjo nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj).
Të rriturit mbi 60
Dëshmi e një vaksinimi pneumokoku.
Data e injektimit të fundit të FSME.
Data e vaksinimit të fundit kundër Covid-19 (kjo duhet të jetë e vlefshme sipas situatës aktuale ligjore).
Data e një certifikate rikuperimi Covid-19 (kjo nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj).
Të vaksinuarit jashtë vendit
SVS i tha The Local se personat e vaksinuar jashtë Austrisë mund të tregonin Impfpass-in e tyre të verdhë (broshurën ndërkombëtare të vaksinimit) për të vërtetuar nëse kishin bërë ndërhyrjet e nevojshme, ose të dërgonin ndonjë provë ose shpjegime tjetër për të treguar se përmbushnin kërkesat.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














