Shqipëria
Shqipëria me çmimin më të lartë të energjisë në rajon
Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri është i lartë në krahasim më vendet e rajonit.
Sipas Euronews Albania, edhe pse prodhon rreth 70 për qind të energjisë nga hidrocentralet brenda vendit, tarifat e energjisë elektrike në Shqipëri mbeten të larta edhe me çmimet e pandryshuara që nga viti 2014.
Kosova është vendi i parë në rajon që vendosi të rrisë çmimin e energjisë elektrike. Në kushtet e emergjencës dhe me çmimet e rritura të importit, Qeveria e Albin Kurtit rriti çmimin për 20 për qind të konsumatorëve.
Në anën tjetër, Shqipëria e Maqedonia e Veriut kanë shpallur gjithashtu gjendjen e jashtëzakonshme në këtë sektor, ndërkohë që Qeveria shqiptare ka lënë të hapur rishikimin e çmimit vetëm për bizneset e mëdha.
Çdo shtet aplikon metoda të ndryshme për caktimin e çmimit të energjisë. Në Shqipëri, prej vitit 2014, familjarët paguajnë 9.5 lekë [0.08 euro] për kilovat në orë, bizneset 14 lekë [0.1 euro], ndërsa shtresat e varfra mbrohen me ulje të çmimit.
Megjithatë, nga llogaritja e çmimit mesatar të konsumit, Serbia del se ka çmimin më të lirë të energjisë elektrike në rajon, e ndjekur nga Kosova. Ndërkohë, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë çmimet më të larta në rajon.
Kujtojmë së Shqipëria prodhon rreth 5 milionë MegaWatt në vit, nga 7 milionë MegaWatt që i nevojiten në total.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














