Lajme
Të mirat që sjell qepa e kuqe
Pa dyshim, qepa e kuqe është një produkt që ndikon në mbrojtjen e shëndetit. Duhet të bëni kujdes që gjatë përgatitjes të mos e zieni apo piqni tepër, sepse humb substancat shëruese, prandaj pikërisht për këtë arsye duhet ta konsumoni të papërpunuar. Disa nga vetitë kuruese të qepës janë;
Parandalon rritjen e qelizave të kancerit
Qepa është e pasur me substancat e squfurit që e mbrojnë organizmin nga kanceri i lukthit, zorrës së trashë, kancerit të gjirit, mushkërive dhe prostatës. Ndikon edhe kundër baktereve në sistemin urinar.
Kontrollon diabetin
Qepa e kuqe e papërpunuar shton prodhimin e insulinës. Nëse vuani nga diabeti, keni arsye të mirë që rregullisht të hani qepë të papërpunuar.
Shëron kapsllëkun
Nëse ju mundon kapsllëku, do t’ju ndihmojnë fibrat që gjenden në qepën e kuqe. Qepa largon helmet dhe forcon qelizat e ushqimit nga zorrët.
Shëron infeksionin e fytit
Nga qepa e kuqe mund të përgatitni lëng. Ai shumë shpejt ju largon nga zona e gripit, ftohjes apo dhimbjeve dhe infeksioneve në fyt.
Problemet me gjakrrjedhjen nga hundët
Nëse keni telashe me gjakrrjedhjen në hundë, qepa e kuqe mundet ta ndalojë këtë. Nëse ju rrjedh gjak, merrni aromë për një kohë qepës së kuqe.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












