Lajme
Pandemia nuk e ka sfiduar rendin ekonomik të Zvicrës
Pavarësisht parashikimeve për të kundërtën, pandemia nuk e ka “sfiduar kurrë rendin ekonomik të vendit”, sipas Jan-Egbert Sturm, një ekonomist në Institutin Politeknik të Cyrihut (ETH), transmeton albinfo.ch.
“Ne e kemi përballuar krizën shumë më mirë nga sa pritej nga shumë ekspertë. Sigurisht që ka pasur shkurtime të dhimbshme, por jo shumë trazira të mëdha”, tha ai në një intervistë me SonntagsBlick.
Sturm ia atribuon këtë qëndrueshmëri “strukturës së ekonomisë sonë”.
“Sektore të rëndësishme industriale, veçanërisht industria farmaceutike, i kanë rezistuar mirë pandemisë. Për më tepër, masat e marra nga Këshilli Federal nuk e kanë paralizuar kurrë gjithë ekonominë tonë”.
Megjithatë, ai pranoi se pandemia ka ndikuar në disa sektorë, veçanërisht në industrinë e hoteleve dhe restoranteve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














