Lajme
Bien rezervat e gazit në Evropë
Në janar të vitit 2021, kishte rreth 60 miliardë metra kub gaz në objektet e deponimit të gazit në Evropë, me një normë mbushjeje prej 52 për qind.

Në të njëjtën periudhë të këtij viti, vëllimet e gazit ranë në 42 miliardë metra kub, me normë prej 37,5 për qind, sipas të dhënave të “Gas Infrastructure Europe”, të mbledhura nga gazetari i Anadolu Agency.
Vendi me sasinë më të madhe të gazit të depozituar në Evropë është Italia me 10 miliardë metra kub (47 për qind), e ndjekur nga Gjermania me 8,7 miliardë metra kub (35 për qind) dhe Franca me 4,4 miliardë metra kub (33 për qind).
Për sa i përket përqindjes së depozitave të gazit, lider është Portugalia, me 200 milionë metër kub, depozitat e së cilës janë plot 80 për qind, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, me 750 milionë metër kub të cilat arrijnë në 75 për qind.
Sasia në Evropë sot është 36,6 për qind.
Të dhënat konfirmojnë se rritja e kërkesës dhe dimri i ftohtë kanë qenë efektive në uljen e furnizimit me gaz në Evropë.
Stinët e dimrit më të ftohtë se sa pritej dhe kërkesa në rritje për energji kanë çuar në përdorim më të madh të gazit. Reduktimi i sasisë së gazit që Rusia dërgon në Evropë nëpërmjet Ukrainës dhe ulja e prodhimit në hidrocentralet kanë ndikuar gjithashtu në uljen e sasisë së gazit në depo.
Ekspertët thonë se mund të ketë vështirësi shtesë në furnizimin me gaz për shkak të tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës. Zyrtarët evropianë dhe amerikanë janë të shqetësuar se në rast lufte mes dy vendeve, Rusia, e cila furnizon 40 për qind të gazit evropian, do t’u përgjigjet sanksioneve duke mbyllur valvulat.
Rusia furnizon Evropën me gaz ose nëpërmjet kontratave afatgjata ose kontratave të njëpërodrimëshe për sasi të caktuar gazi.
Nga ana tjetër, thuhet se Rusia ka kapacitet për të dërguar 15 për qind më shumë gaz në Evropë.
Ekspertët pohojnë gjithashtu se mungesa e gazit shkaktohet nga Rusia, e cila dëshiron të tregojë se gazsjellësi Rrjedha Veriore 2, të cilin Evropa nuk e dëshiron, është një “domosdoshmëri”.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri