Lajme
SHBA rrit praninë ushtarake në Evropë
Ushtarët amerikanë mbërritën në Gjermani në kuadër të masave të NATO-s, të nxitura nga frika se Rusia mund të pushtojë Ukrainën.
Uashingtoni zyrtar deklaroi javën e kaluar se do të dërgonte 3 mijë trupa shtesë në lindje të Evropës për të mbrojtur aleatët nga çdo agresion.
Kështu, Amerika do të vendosë 1 mijë trupa në Rumani, 300 në Gjermani dhe 1.700 në Poloni.
Një prej divizioneve ushtarake ndodhet tashmë në Poloni, ndërsa pjesa tjetër do të mbërrijë në ditët e ardhshme, përcjell Albinfo.ch.
Shtetet e Bashkuara i dërguan gjithashtu armatime Ukrainës. Të shtunën, sipas Euronews, një ngarkesë e re zbarkoi nga nja avion në aeroportin Borispil.
Nga ana tjetër, dy avionë luftarakë rusë me raketa supersonike me rreze të gjatë veprimi kryen një mision patrullimi në hapësirën ajrore bjelloruse.
Vendet perëndimore akuzojnë Rusinë se ka mbledhur rreth 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën për t’u përgatitur për një pushtim dhe kanë paralajmëruar me sanksione shkatërruese në rast se Moska sulmon fqinjin e saj.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










