Lajme

Përfundon mbikalimi i rrugës së aeroportit të Kukësit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar punimet e përfunduara të mbikalimit të rrugës së Aeroportit të Kukësit.

Rama u shpreh se rruga është gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara.

“Mirëmëngjes dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkroi Rama.

 

https://fb.watch/a-fGdPAY8T/