Lajme
Detaje për arrestimin e të dyshuarit të katërt për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se lidhur me rastin e vrasjes se trefishtë në Gllogjan të Deçanit ka ndaluar K.M., nën dyshimin se i njëjtit ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve”.
Në njoftim thuhet se prokurorja e çështjes, në vazhdën e hetimeve intensive për rastin në fjalë, ka autorizuar Policinë e Kosovës për arrestimin e K.M., i cili fillimisht është ndaluar për 48 orë.
“Po ashtu, brenda afatit ligjor, prokurorja e çështjes ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore të Pejës”, thuhet më tej në njoftim.
Më tej thuhet se për rastin tragjik, i cili mori jetën e tre personave dhe plagosjen e një personi, kjo prokurori është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale.
Tre persona janë vrarë dhe një ka mbetur i plagosur në sulmin me kallashnikov ndaj një autobusi që po transportonte nxënës dhe po kthehej nga Gjakova.
Të vrarët janë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.
Pas hetimeve të gjata, Prokuroria e Pejës ka njoftuar për arrestimin e tre të dyshuarve, dy prej tyre janë në paraburgim kurse njëri është liruar në arrest shtëpiak.
Të ndaluarit për këtë rast janë familjarë ndërmjet vete (babai dhe dy djemtë).
Sipas Prokurorisë, ata dyshohen për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Ndryshe, motivi i vrasjes së trefishtë dyshohet të jetë hakmarrja për vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, motrës së të dyshuarve, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020, duke u varur me litar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













